Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi foli në lidhje për situatën tek ekipi i Vllaznisë. Ademi tha se i ka kërkuar Këshillit Mbikqyrës që të mblidhet për të zgjedhur Administratorin.
"Në momentet që po flasim unë kam kërkuar për disa ditë rrjesht këshillit mbikqyrës që të mblidhet në mënyrë që të bëj emërimin e administratorit dhe më pas krijimin e strukturave të tjera teknike për vijimsinë e punës që është e domosdoshme sidomos në aspektin administrativ. Qoftë për të mbyllur këto kontrata që janë të mbyllura juridikisht por më pas edhe për të negociunar për pjesën tjetër të stafit teknik.
"Pjesa që lidhet me rezultatet lidhen me pjesën sportive të klubit dhe jo me aspektin financiar të klubit sepse kjo tashmë është e konfirmuar dhe nga disa audite. Pra ajo që Klubi Sportiv Vllaznia duhet të përmirësojë dukshëm është ana sportive.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ra-vllaznia-nga-kategoria-prej-politikes