Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Laura Nezha është një prej emrave të ekranit më të njohur në Shqipëri, e cila ka eksperimentuar në disa fusha të artit. Ka disa kohë që është bërë publike historia e saj e dashurisë me një djalë, i cili është konsideruar i pasur dhe milioner. Laura i është shmangur shpesh herë kësaj teme, por në një intervistë për "BOOM", ka rrëfyer disa detaje për romancën e saj dhe do donte që në të ardhmen të bëhej nënë e një djali dhe një vajze .
Ajo bëri një batutë për cështjen e pasurisë, të lidhur me shprehjen "Më mirë me ty dhe i varfër, se sa pa ty dhe i pasur."
Pjesë nga biseda
Laura Nezha: Cështja është që titujt përgjithësisht janë ekzagjerues, hiperbolizues, cfarë nuk thuhet, qoftë për mirë apo keq gjithmonë kanë tendencën e zmadhimit sepse kanë qëllim të shesin.
Fiori Dardha: Domethënë nuk është aq i pasur sa flitet?
Laura Nezha: Nuk është vetëm kjo cështje, por nuk përbën ajo fare rëndësinë e marrëdhënies sonë disa vjecare.
Rozana Radi: Sa vite keni bashkë?
Laura Nezha: Jemi afër 7.
Rozana Radi: Media e ka kuptuar pas sa vitesh?
Laura Nezha: Shumë vonë. Jo se unë kam bërë jetë të rezervuar apo se jam fshehur nga dikush, sepse në fund të fundit, këtu paparacët nuk funksionojnë mirëfilltas. Unë pushimet nuk i bëj në Shqipëri, në evente nuk kam shkuar e shoqëruar dhe nuk kam qenë e ekspozuar në syrin mediatik.
Rozana Radi: Si u njohët?
Laura Nezha: Nga një miqësi e përbashkët.
Rozana Radi: Pëlqimi i parë ishte i atij?
Laura Nezha: Nisi si shoqëri në fillim, pastaj mori rrjedhën e vet, as ne vetë nuk e kuptuam.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dasme-apo-beb-laura-nezha-flet-ne-boom-te-dashurin-milioner