Një automjet ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të diele rreth orës 7:20 në lagjen ?24 maji? në Vlorë. Automjeti tip Benz ka shpërthyer pranë një blloku pallatesh, disa minuta pasi pronari e kishte parkuar. Makina i përket Agim Islamajt dhe sipas policisë ka qenë vetë ky shtetetas i cili sapo ka parkuar ka dëgjaur edhe shpërthimin.
Policia është duke hetuar në dy pista, atë të shpërthimit të një sasie lënde plasëse ose ajo e rrjedhjes së gazit nga mjeti. Por do të jenë ekspertët ata që do përcaktojnë saktë se çfarë e ka shkaktuar këtë shpërthim të fuqishëm që shqetësoi jo pak banorët e kësaj lagjeje.
Tv Klan