Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Polakët po preferojnë gjithmonë e më shumë Shqipërinë. Të dhënat e Instat për hyrjen e shtetasve të huaj në 6 muajt e parë të vitit konstatojnë se në vend kanë hyrë 7 mijë polakë më shumë krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të 2017. Ndërsa ulja e numrit të kosovarëve lidhet me muajin e Ramazanit dhe pritet që dy muajt në vijim të ketë shtim të tyre. Por pavarësisht rritjes së numrit të shtetasve të huaj që vijn në vendin tonë edhe shqiptarët që udhëtojnë jashtë kanë pasur të njëjtën tendencë.
Në gjysmën e parë të vitit në Shqipëri kanë hyrë 1.9 milionë shtetas të huaj.Drejtorsha e instat bën me dije se nga të dhënat konstatohet se rritjen më të madhe e kanë pasur shtetasit polakë një tendencë kjo që ka ardhur duke u theksuar më shumë në dy vitet e fundit. Në krahasim me të njëjten periudhë të një viti më parë në Shqipëri kanë hyrë 7 mijë polakë më shumë.
Delina Ibrahimaj: Ka filluar që vitin e kaluar, pra ka qenë në rritje numri i polakëve në Shqipëri sepse nuk janë të lidhur vetëm me turizmimn bregdetar, por edhe me atë malor.
Gjatë periudhës janar-qershor në Shqipëri kanë hyrë mbi 2 mijë kosovarë më pak. Sipas drejtores dy muajt e verës janë ata që pritet të kenë pikun e hyrjes nga Kosova.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/turistet-polake-dynden-drejt-shqiperise