Ora News - Basha 7 kushte Ramës: Vettingu u sabotua, po përdoren dy standarde

Ora News Lajme 2018-07-23

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PD, Lulzim Basha pas thirrjes së LSI për dialog për reformën në drejtësi doli përpara mediave dhe renditi 7 kushte që sipas tij mund ta kthejnë vendin në normalitet.

Zhbërja e ligjeve të paketës së miratuar pas 22 korrikut dhe ndërprerja e mandatit të kryeprokurores së përkohshme ishin thelbi i deklaratës së tij.

Basha: Nëse ka një shans për të shpëtuar reformën në drejtësi ky është t'i rikthehemi konsensusit të 21-22 korrikut dhe të marrin masat për ti dhënë fund paligjshmërisë në organin e Prokurorisë, për të pasur një Gjykatë Kushtetuese funksionale, për ti dhënë fund paligjshmërisë në përzgjedhjen e KLP dhe KLGJ, për të pasur një proces vettingu të pandikuar politikisht.

Basha tha se ligji i propozuar nuk zgjidh asgjë, ndërsa akuzoi e shkolla e magjistraturës është kthyer në vegël politike.

Basha: Pasi vuri bordin me të emëruarit e vet dhe ata emëruan emrat që i dërgoi Edi Rama tani ajo është si shkollë partie.

Duke folur për vettingun Basha tha se këtë proces mazhoranca e sabotoi që në fillim, ndërsa shtoi se po përdoren standarde të dyfishta.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-7-kushte-rames-vettingu-u-sabotua-po-perdoren-dy-standarde

Share This Video


Download

  
Report form