SPolicia e Lezhës ka sekuestruar 200 kg lëndë narkotike marijuanë, 4 litër vaj hashashi dhe 1 armë zjarri pistoletë me 7 fishekë, ndërsa janë vënë në pranga 4 përsona.
Operacioni "Summer storm" u finalizua pasditen e së hënës në aksin rrugor Fushë-Krujë Mamurras.
Të arrestuarit janë Tofik Koleci, 54 vjeç, Miri ( Ardit) Koleci, 32 vjeç, Mirand Qira, 42 vjeç si dhe Ndriçim Doku, 39 vjeç që të gjithë banues në Krujë.
Droga po transportohej me një furgon nga Kruja në drejtim të veriut, ndërsa ende nuk dihet destinacioni i saktë i saj.
Policia kishte marrë informacione në rruge operative për veprimtarinë e 4 të ndaluarve të cilët ishin vënë në vëzhgim prej disa kohesh, duke kryer më pas edhe operacionin.
Gjithashtu policia vazhdon punen për evidentimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 2 automjete si 4 celularë, ndersa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për ndjekje të mëtejshme për veprat penale " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike' kryer në bashkëpunim" dhe " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit".
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lezhe-sekuestrohen-200-kg-marijuan