Terr mediatik për zjarret në Greqi, ambasada shqiptare, s’hap telefonin për ndihmën emergjente

Report TV 2018-07-24

Views 1

Situata e rënduar me zjarret në Greqi ka sjellë një alarm të shtuar tek emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Ambasada shqiptare publikoi një numër kontakti më herët, si një numër ku emigrantët shqiptarë mund të telefononin për të kërkuar ndihmë dhe për të pyetur për të afërmit e tyre.

Pas disa denoncimeve që kanë ardhur në redaksinë e Report Tv, nga shqiptarë që jetojnë në Athinë, se numri nuk funksiononte, Report Tv tentoi të kontaktojë në një lidhje live me numrat e emergjencës. Për disa herë rresht, numrat e vënë në funksion, ishin jo funksionalë. Përfaqësia diplomatike e akomoduar në Athinë, herën e parë hapi telefonin dhe njëri nga punonjësit e ambasadës tha se nuk kishte informacion për shqiptarët e prekur nga zjarret.

?Për momentin nuk të jap dot përgjigje. Të jap këtë numrin tjetër. Tani i vura kartën numrit.?-u shpreh personi që hapi telefonin e ambasadës shqiptare në Athinë.

Report Tv tentoi sërish, duke tentuar numrin e dytë që punonjësi i ambasadës i dha redaksisë. Në tentativën e dytë, telefonin e hapi një shtetas shqiptar i cili tha se nuk dinte të fliste italisht, duke ndryshuar gjuhën e bisedës sapo dëgjoi se u kontaktua nga një televizion shqiptar.

Report Tv tentoi për herë të tretë, por pa sukses. Ambasada shqiptare në Greqi, në një rast të tillë emergjent, nuk denjon të hapë as telefonin për të informuar shqiptarët dhe mediat.

Rast ky i paprecedentë, në përmasat e një skandali, për faktin sesi funksionojnë trupat diplomatikë shqiptarë në shtetet përkatëse ku janë atashuar, dhe ndihmën që mungon për shqiptarët si në rastin e sotëm, të zjarreve në Greqi.

Share This Video


Download

  
Report form