http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mjafton 0.11 miligramë për litër alkool që leja e drejtimit të pezullohet apo shoferi të përfundojnë në prangat e policisë.
Masat e shtuara të rrugëve në akset kryesore në vend kanë sjellë arrestimin e 14 drejtuesve të mjeteve, të cilët sipas policisë udhëtonin të dehur dhe pa leje drejtimi.
Por nuk kanë munguar edhe ata shoferë që drejtonin makinën pa vënë rripin e sigurimit, përdornin telefonin si dhe kryenin parakalim të gabuar në rrugë.
Në total janë ndëshkuar me masa administrative 752 shoferë për shkelje të ndryshme.
Gjobat ndërkohë janë shoqëruar edhe me heqjen e 75 lejeve të drejtimit.
Blutë e Durrësit bëjnë me dije se kontrollet do të vijojnë, me qellim për te rritur sigurinë rrugore, pasi fluksi i mjeteve është rritur për shkak të sezonit turistik.
Edhe gjatë fundjavës në të gjithë vendin policia ka shtuar patrullimet me qëllim parandalimin e aksidente, që jo pak herë kanë përfunduar me humbje jete.