Shkarkohet ish-krahu i djathtë i Llallës, Gashi ngec në Vetting, konfirmohen Dvorani e Faqolli

Report TV 2018-07-26

Views 0

Komisioni i vetingut shkarkon nga drejtësia Prokuroren Rovena Gashi e pezulluar më herët nga kryeprokurorja Arta Marku për mosjustifikim të pasurisë. Gashi ka qenë drejtuese e njësinë për dekriminalizimin në prokurorinë e Prokurorinë e Përgjithshme e njohur si krahu i djathtë i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, por edhe për konfliktet me Arta Markun.

Prokurorja nuk u paraqit në asnjë prej seancave në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit duke dërguar një letër ku paragjykonte procesin dhe e cilësonte si denigrim publik, pasi vendimi për shkarkimin e saj ishte marrë që kohë më parë.

Ndërkaq po sot janë konfirmuar në detyrë gjyqtarët Astrit Faqolli dhe Ardian Dvorani. Pas vlerësimit në tre shtyllat e vettingut, komisioni i KPK e cilëson si të përshtatshëm gjyqtarin për të vijuar detyrën. I njëti vendim është dhënë edhe për gjyqtarin tjetër Ardian Dvorani. Sipas KPK gjyqtari Dvorani plotëson të gjitha krieteret për të vijuar detyrën.

Share This Video


Download

  
Report form