Kombëtarja e Federatës Shqiptare të Rafti" /> Kombëtarja e Federatës Shqiptare të Rafti"/>

Ora News - Shqipëria në Kampionatin Botëror të Rafting, mund Serbinë në disiplinën "kokë më kokë"

Ora News Lajme 2018-07-26

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kombëtarja e Federatës Shqiptare të Rafting ?Albanian Eagle? është duke garuar në Kampionatin Botëror të Rafting për grupmoshat U23.

Shqipëria përfaqësohet në disiplinat doënriver (zbritje në lumë), slalom (zbritje me pengesa) dhe garat H2H (kokë më kokë) me kapiten skuadre Murat Mamurani dhe sportistët Ergi Opingari, Ameda Kuqo, Edison Daja, Ali Spathara dhe Pirens Zhara.

Në disiplinën kokë më kokë Shqipëria mundi rivalët serbë duke ngritur në podium flamurin shqiptar.

Danilo Barmaz, president i Federatës Botërore të Rafting tha se më të mirët e botës janë mbledhur në Itali për të garuar.

Më shumë se 35 ekipe, nga 15 vende pjesëmarrëse garojnë në pragje të lumit Dora Baltea.

Gara nisi fillimisht në Villeneuve (Aosta) dhe më pas në stadiumin Canoe të Ivrea.

Zamo Spathara, president i Federatës Shqiptare të Rafting tregon se sporti përmirëson karakterin, na mëson të luajmë sipas rregullave, të përballojmë fitoret apo humbjet.

Spathara: Paraqitjet e Shqipërisë janë për tu vlerësuar në një sport që nuk është ndër më të populluarit në vend.

Sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Rafting , në një të ardhme të fartë Shqipëria mund të organizojë gara të Rafting duke i dhënë rëndësi një sporti tejet interesant.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shqiperia-ne-kampionatin-boteror-te-rafting-mund-serbine-ne-disiplinen-koke-me-koke

Share This Video


Download

  
Report form