Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mitropoliti i Korçës e festoi me të varfërit në mensën sociale 20 vjetorin e fronëzimit. Në fjalën e rastit, Imzot Johan Pelushi tha se kisha nuk e ka përmbushur plotësisht misionin e saj nësë nuk ndan çdo gjë që ka me njerëzit.
Mitropoliti i Korçës, Imzot Johani e festoi me të varfërit 20 vjetorin e fronëzimit në krye të Mitropolisë së Juglindjes.
Janë më shumë se 100 qytetarë në vështirësi ekonomike, pa dallim besimi që frekuentojnë Mensën e Dashurisë, të hapur 15 vjet më parë si nismë e vetë Mitropolitit.
Çdo gjë që kisha ka duhet ta ndajë me njerëzit, dhe në rast se nuk ndodh atëherë misioni nuk është i përmbushur plotësisht, ishte mesazhi i Mitropolitit pasi u shërbeu vetë drekën njerëzve në nevojë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mitropoliti-i-korces-feston-20-vjetorin-e-fronezimit-me-te-varferit