http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bilanci nga zjarret ne Greqi vijon të përkeqësohet. Numri i viktimave ka arritur në 81 numri, ndërsa mbi 180 janë të plagosur, mes tyre 10 persona po luftojnë me vdekjen.
Ndërkohë mbi 100 persona figurojnë të zhdukur, mes tyre shumë fëmijë. Kryetari i bashkisë së Rafinit u shpreh se numri i të vdekurve pritet të trefishohet.
Forcat e ushtrisë dhe të zjarrfikëses janë mobilizuar për gjetjen e të zhdukurve. Ndërsa qeveria ka ndërmarre një plan masash për identifikimin e viktimave
Ndërkohë zjarret vijojnë në dy vatra në zonën e Shën Theodhorit dhe Kavilari. Tre helikopterë dhe dy avionë vazhdojnë operacionin e shuarjes së flakëve dhe mbi 100 automjete zjarrfikëse.
Mati, vendi që pati më shumë humbje jetësh dhe dëme do të jetë pa ujë për dy javë dhe pa energji elektrike për një muaj. Bilanci i dëmeve shënon 6.500 banesa te shkatërruara.
Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve Nikos Toskas u shpreh se duhet të merren masa për ndonjë përsëritje të mundshme të situatës. Tragjedia kombëtare ka pasur një sensibilizim shumë të madh të njerëzve, qindra vullnetarë ndihmojnë me ilaçe, ushqime dhe veshmbathje.