‘I sëmurë dhe pa rrezik’/ Gjykata liron nga burgu ish-drejtorin e ARRSH, Dashamir Xhika

Report TV 2018-07-26

Views 0

Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda ka liruar nga burgu ish-drejtorin e ARRSH, Dashamir Xhika. Trupi gjykues pranoi kërkesën e avokatit duke vendosur që Xhika të hetohet në masën e sigurisë ?arrest shtëpie?. Ish-kreu i Autoritetit Shqiptar të Rrugëve u prangos me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Xhika, së bashku me Andi Tomën, ish-Drejtorin e Rrugëve, që u lirua në maj të këtij viti dhe disa zyrtarë të tjerë u arrestuan në datë 2 shkurt për abuzime me fondet e rrugës Elbasan-Gjinar në vlerën e 5 mln eurove.

Vendimi për ndryshimin e masës së sigurisë është marrë në datë 23 korrik në fshehtësi. Pas interesimit Report Tv mësoi se Xhika nuk ndodhej në burgun e Fushë Krujës, pasi ishte liruar dhe hetimet do të vijojnë në ?arrest shtëpie?. Report Tv gjithashtu mëson se në vendim theksohet se ?Xhika nuk ndodhet ne gjendje te mire shendetesore, nuk ka rrezik për tu larguar jashtë vendit dhe hetimet kanë përfunduar dhe nuk mund të ndërhyjë në hetime. Është person i arsimuar dhe nuk ka rrezik për të ikur?.

Share This Video


Download

  
Report form