TIRANË-Një shpërthim me eksploziv ka tronditur gjatë natës Bathoren. Tritoli u vendos në garazhin e banesës së Gazmir Dacit, ndërsa nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Banesa e Dacit është tronditur edhe dy herë të tjera, fillimisht nga një granatë që është hedhur në oborrin e banesës pak vite më parë, ndërsa në 1 janar 2017 u vendos tritol në dyqanin në pronësi të familjes. Shkak i shpërthimit të sotëm, por edhe i atyre më parë dyshohet se janë konfliktet e vjetra dhe hasmëria, ndërkohë që policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen.