Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shkarkohet nga detyra prokurori i Prokurorisë së Korçës, Elsion Sadiku.
Vendimi u deklarua paraditen e sotme nga trupa gjyqesore e kryesuar nga Brunilda Bekteshi në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Në seancën dëgjimore të 24 korrikut, Prokurori Sadiku kishte deklaruar si pasuri bashkëpronësinë e një toke bujqësore me sipërfaqe 16 mijë m2; blerjen e pajisjeve për një klinikë dentare dhe kaparin prej 13 mijë eurosh për blerjen e një apartamenti 108 m2, të cilat janë kthyer mbrapsht për shkak të anullimit të shitjes.
Por, KPK kishte konstatuar probleme në lidhje me deklarimet qe ishin bere nga bashkëshortja e prokurorit, e cila sipas KPK-së nuk ka pasur të ardhura të mjaftueshme për të blere pajisje dentare.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkarkohet-nga-detyra-prokurori-i-prokuroris-s-korces-elsion-sadiku