Report Tv - Buxheti i shtetit, qeveria: Këtë vit nuk ka shtesë pagash për administratën

Report TV 2018-07-27

Views 1

Buxheti i Shtetit ulet me 36 milionë euro me rregullimet e mesvitit. Përveç kësaj, do të pakësohet numri i punonjësve të administratës me 81 vetë, ndërkohë që anulohet rritja e mundshme e pagave të nëpunësve shtetërore, që ishte parashikuar nga një nen i veçantë në ligjin aktual për Buxhetin 2018, në masën 1 miliard lekë.

Këto, dhe të tjera, janë ndryshime që janë bërë dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, sipas propozimit të ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Sipas traditës, shifrat e Buxhetit iu nënshtrohen ndryshimeve në gjysmën e parë të vitit, këtë herë kryesisht në ulje.

Share This Video


Download

  
Report form