Ora News - Me 12 mijë euro në Angli dhe SHBA, arrestohen garantuesit në Shkodër

Ora News Lajme 2018-07-27

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Shkodrës finalizon një operacion të koduar "Garantuesi" duke arrestuar 8 shtetas dhe duke shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Njoftimi i policise

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Drejtorinë e Forcës Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit, finalizuan operacionin e koduar ?Garantuesit?.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan 8 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë, të cilët vepronin si një grup i strukturuar kriminal, që merrej me trafik personash drejt Anglisë dhe SHBA, nëpërmjet një skeme që funksiononte në bazë të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme të identitetit etj.

U sekuestrua gjithashtu një laborator që shërbente për falsifikimin e dokumenteve si dhe prova të shumta materiale të kësaj skeme trafiku.

Shtetasit e arrestuar dyshohen se kane konsumuar element te veprave penale të disa neneve të Kodit Penal si : ?Ndihmë për Kalim të Paligjshëm të kufirit?; ?Prodhim i mjeteve për falsifikim të dokumenteve?; ?Falsifikim i vulave dhe stampave ose formularëve?; ?Falsifikim i letërnjoftimeve pasaportave ose vizave?; ?Falsifikim i dokumenteve shkollorë?; ?Prodhim e shitje narkotikësh?.

Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të procedimit penal të vitit 2018, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, rezulton se ky grup i mirë-organizuar kryente veprimtari kriminale në drejtim të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe ShBA-së. Këto veprime bëheshin kundrejt pagesës së shumave të ndryshme që varionin nga 8.000 euro deri në 12.000 euro.

Ndihma e ofruar konsistonte ne falsifikimin e dokumenteve në vendet e origjinës shtete të BE-së, ku këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, mundësonin gjetjen e personave dhe më pas, pajisjen e tyre me dokumente te falsifikuara (karta identiteti italiane dhe greke, viza, leje drejtimi, karta studenti etj.) dhe nga përdorimi i tyre mundësohej kalimi për në Angli dhe SHBA.

Rruga që ndiqnin personat ishte nga Shqipëria, (Sicili)-Itali, - Maltë - Angli, si dhe nëpërmjet një rruge tjetër Shqipëri - Kosovë - Kroaci - Itali - Maltë ? Angli - Sh.B.A.

Po kështu këta shtetas u ofronin personave të interesuar, kundrejt pagesës, shoqërimin e tyre deri në destinacionin final, si dhe realizonin martesa fiktive me shtetase dhe shtetas bullgarë nëpër zyra të ndryshme të Gjendjes civile të Shqipërisë.

Autorët e arrestuar dhe rolet që kryenin në grup janë:
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/me-12-mije-euro-ne-angli-dhe-shba-arrestohen-garantuesit-ne-shkoder

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS