KPK: Shkëlzen Selimi drejt shkarkimit, rrezikon edhe Artan Broci - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-07-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i pavarur i kualifikimit e cilësoi si të papërshtatshëm për të vijuar punën gjyqtarin e gjykatës së lartë Shkëlzen Selimi.



Diçka të tillë trupa gjyqësore e argumentoi me faktin se Selimi në kohën që ka qenë gjyqtar në Vlorë ka pasur kontakte me persona të dyshuar si të përfshirë në krimin e organizuar madje në një rast prej tyre me një të dënuar për trafik ndërkombëtar kokaine.



Por gjyqtari kërkoi nisjen e hetimit disiplinor për komisionin e pavarur të kualifikimit me argumentimin se kanë publikuar të dhëna sekrete për të cilat as ai nuk është në dijeni. Pas hedhjes poshtë të një kërkese të tillë gjyqtari në detyrë Shkëlzen Selimi braktisi seancën duke thënë se komisioni nuk po respekton ligjin për kontrollin i cili mbështetet në tre shtylla, atë të pasurisë aftësitë profesionale por vetëm te kontrolli i figurës.



E nëse Selimi kishte probleme me figurën kolegu i tij tek Gjykata e Lartë Artan Broci me dokumentacionin e Pasurive, kryesisht të paluajtshme.



Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ndonëse nuk ka bërë fshehje të pasurisë dhe nuk ka kontakte me persona të dyshuar, Artan Broci ka mungesë dokumentacioni për disa nga pronat. Rezulton se ai ka përfituar apartament ne një objekt pa leje në Tiranë qe u privatizua me pas por qe shtesa nuk shoqërohej me dokumente. Një tjetër problem është dhe një shqyrtim gjyqësor që Broci i ka bërë firmës së ndërtimit që kishte blerë apartament. Sipas trupës, gjyqtari nuk duhej të hidhte poshtë denoncimin e disa personave për dëmshpërblim, duke shkuar në favor të firmës së ndërtimit pasi në këtë rast jemi në kushtet e konfliktit të interesit.

Share This Video


Download

  
Report form