Pas lajmit se 59-vjeçari, Viktor Ceka, nga Narta e Vlorës humbi jetën në zjarret masive në Greqi, Report Tv ka siguruar dëshminë e njërit prej fqinjëve të viktimës, i cili ka treguar se viktima Viktor Ceko, njihej si një njeri shumë punëtor.
E njoh si njeri të rregulltë, si njeri punëtor. Ka punuar në kooperativë. Ai vajti tek zjarret, nxorri fëmijët edhe gruan, vajti brenda në shtëpi të merrte diçka tjetër, aty e qëlloi flaka. Shtëpia u dogj e gjitha, kishte një fermë të vogël se ishte punëtor i madh.
Fqinjët në Vlorë