Ora News - Mesazhi i fundit i Adem Demacit para vdekjes, ju fton të reflektoni

Ora News Lajme 2018-07-28

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Prishtinë po mbahet ceremonia mortore për veprimtarin e shquar Adem Demaçi. Ceremonia e lamtumirës, ku marrin pjesë personalitete të shquara shqiptare nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, po mbahet në sheshin "Skënderbeu"

Në këtë ceremoni, Abetare Demaci, vajza e bac Ademit dëshiroi të ndante mesazhin e fundit që babai i saj i kishte dhënë pasi ishte sëmurë.

"Unë kisha një baba që e ndava me gjithë shqiptarët sepse edhe mua më ka konsideruar si një pjesë të popullit të vet. Kisha dashur të ndaj një mesazh që ai ma dha pasi u sëmur.

Ai tha: "Më e rëndësishmja në jetë ntë njohësh vetveten".

Më pas unë shumë mirë e kuptova thellësinë e mesazhit. Jam e bindur që një njeri që u sakrifikua për shqiptarizmin dhe çdo gjë donte të thoshte se po ta njihnin shqiptarët veten mirë do të mund të ishin kritik ndaj vetvetes, dhe do të kuptonin se çdogjë e keqe rrjedh nga vetvetja dhe të përpiqeshin ta përmirësonin vetveten si individ dhe pastaj do ta kuptonin se vetëm në mënyrë kolektive mund të luftohet e keqja dhe të kërkonin të nxjerrnin më të mirën nga vetvetja.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mesazhi-i-fundit-i-adem-demacit-para-vdekjes-ju-fton-te-reflektoni

Share This Video


Download

  
Report form