Tritol me pagese, kapet 23-vjeçari ne Tirane

RTV KLAN 2018-07-30

Views 2

Autoritet policore në kryeqytet njoftuan këtë të hënë kapjen e autorit të dyshuar të vendosjes së një sasie tritoli në shtëpinë e Xhelal Dacit. Ngjarja në fjalë ndodhi të premten në Kamëz. Autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje është Vilson Brahaj, 23 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Kamëz

Brahaj, sipas policisë, dyshohet kundrejt pagesës ka vendosur sasinë prej 500 gramë lëndë plasëse në banesën e Dacit.

"Autori i dyshuar pas kryerjes së krimit ka hedhur në lumë tek ?Ura e Tapizës? rrobat e përdorura gjatë kryerjes së krimit, ndërsa automjetin e kishte fshehur në një bodrum afër ?Urës së Tapizës?. Për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhënë të tjera", sqaron policia në njoftimin e saj.

Policia sekuestroi gjithashtu edhe makinën e përdorur nga 23-vjeçari./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form