Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në përmbyllje të sezonit të promovimit të Shqipërisë turistike, emisioni "Tonight Ilva Tare" ishte në Pukë. Koordinatorja e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Laureta Spahiu, nënvizoi investimet në rrugë të kësaj zone si dhe parkun brenda qytetit për t'i dhënë gjallëri turizmit në këtë zonë.
Laureta Spahiu: Bëhet fjalë për ndërhyrje që janë të mirëmenduara dhe që gradualisht hap pas hapi sjellin zhvillimin. Fillimisht që është filluar me zonat rurale dhe me infrastrukturën në akset kombëtare në mënyrë që të mundësohej aksesi më i shpejtë dhe më i lehtë për zonën e Pukës dhe lidhja e Pukës me qytetet e tjera kufitare. Kam parasysh rrugën e Iballës, rrugën e Qelzës. Rruga më e fundit që kemi përfunduar është Fushë Arrëz-Reps 36 km. Vitet e fundit janë shtruar rreth 80 km rrugë dhe janë 10 projekte që janë ndërmarrë në gjithë zonën.
Janë ndërtuar dhe skema Ujësjellësish që të përgatit infrastruktura e nevojshme për këto zona që banorët e këtyre zonave jo vetëm të mund të zhvillojnë aktivitetin ekonomik ekzistues që është bujqësia dhe blegtoria por të fillojnë dhe të mendojnë dhe për nisma të reja siç mund të jetë turizmi dhe agroturizmi apo turizmi malor dhe aventurist. Dhe vimë këtu në qendrën e Pukës, është një projekt që financohet nga qeveria shqiptare dhe Banka e Këshillit të Europës. Ndërhyrja konsiston në rehabilitimin e shesheve kryesore,sheshit para bashkisë dhe ish-Turizmit, lidhjen e këtyre shesheve përmes një zone pedonale që qytetit i mungonte.
Krahas rikualifikimit urban të shesheve dhe të lidhjes me zonë pedonale dhe me rrugina për këmbësorët që lidhin qendrën dhe me lagjet rrethuese po përfundon dhe rikualifikimi i fasadave dhe çative. Po ta vini re, ndërtesat në Pukë kanë ruajtur arkitekturën alpine.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tonight-ilva-tare-ne-puke-spahiu-jane-rreth-80-km-rruge-te-investuara