Forcat xheniere ndodhen pranë makinës ku flitet se brenda ka një sasi eksplozivi. Ngjarja po ndodh në lagjen "Kushtrimi" të qytetit të Vlorës dhe e gjithë zona ku ndodhet dhe Drejtoria e Policisë së Vlorës është e rrethuar.
Ajo që dihet momentalisht është se automjeti në të cilën dyshohet se ka eksploziv është një ?BMW? me targa AA 895 TX.
Policia po tregohet shumë e rezervuar lidhur me atë që po ndodh dhe shumë detaje janë ende të paqarta.
Gjatë natës ata kishin ndaluar pronarin e makinës në Fier, i identifikuar si Gazi Merkaj.
Më pas mendohet se ky ka treguar dhe për sasinë e eksplozivit në makinë.
Policia ka rrethuar zonën prej orës 06:00 të mëngjesit ndërsa forcat xheniere mbërritën aty rreth orës 08:00.
Merkaj është një person i njohur për policinë. Ai ka qenë i dënuar me 8 vjet burg për grabitje.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vlore-dyshime-eksploziv-ne-makine