Rikonstruktohen 80 qendra shendetesore

RTV KLAN 2018-08-01

Views 1

14 milionë Euro janë planifikuar që këtë vit të shpenzohen për të përmirësuar infrastrukturën dhe teknologjinë e shërbimeve shëndetësore. Dispançeria është një prej qendrave ku puna për rikonstruksionin e saj ka nisur.

?Kemi hapur investime madhore në shëndetësi dhe padyshim programi kombëtar për rindërtimin e 80 qendrave shëndetësore është ndër më të rëndësishmit që ka nisur e zbatohet këtë vit. Pjesë e këtij programi është investimi tek Dispançeria, e cila do të rindërtohet dhe do të pajiset me aparatura moderne për t?ju shërbyer rreth 40 mijë pacientëve që marrin shërbim të specializuar në këtë qendër?.

Përveç shërbimit parësor, në kryeqytet këtë vit do të nisë ndërtimi i spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme që do të zëvendësojë 6-katëshin ekzistues, ndërtimi dhe pajisja e dy kateve të kirurgjisë së përgjithshme dhe pediatria e re.

Share This Video


Download

  
Report form