Konfirmohen gjyqtaret Hallunaj, Kadi dhe Medja

RTV KLAN 2018-08-01

Views 2

Para kamerave që e filmonin në dalje të sallës së Vettingut, gjykatësi i Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj lëshoi një psherëtime lehtësimi dhe pastaj një urim për kolegët që nuk patën të njëjtin fat si ai.

Të njëjtin fat pati edhe gjyqtarja e Gjykatës së Tiranë Brunilda Kadi, që në sallën e Vettingut nuk e fshehu dot ankthin.

Filtrin e Vettingut e kaloi edhe prokurori i Krimeve të Rënda Besnik Muçi. I kënaqur prej vendimit Muçi tha se procesi i Vettingut do të shërbejë si moment reflektimi për çdo person të drejtësisë.

I fundit që u konfirmua këtë të mërkurë në detyrë është gjyqtari i gjykatës administrative të Tiranës, Gentian Medja.

Share This Video


Download

  
Report form