Statistikat, 8 vjedhje çdo ditë në Tiranë, policia plan masash për sezonin e Verës

Report TV 2018-08-02

Views 0

8 vjedhje ndodhin mesatarisht çdo ditë në Tiranë, ndërkohë që 20 në gjithë vendin. Këto janë të dhënat që jep Policia e Shtetit për sa i përket grabitjeve të banesave dhe bizneseve në kryeqytet.

Largimi i qytetarëve me pushime, bën që shumë shtëpi të jenë të fokus të grabitjeve. Në ditët e fundit të muajit korrik ka patur një rritje të numrit të vjedhjeve në të gjithë vendin, që tregon se tashmë grabitësit tentojnë të marrin sendet me vlerë brenda banesave të boshatisura.

Shpesh ?skifterat? e vëzhgojnë zonën ku do kryejnë vjedhje. Fillimisht ata sigurohen që brenda shtëpisë nuk ka njeri. Një ndër format që ndjekin është lënia e fletushkave promocionale tek dyert e apartamenteve, por edhe tek banesat private. Nëse fletushka qëndron në të njëjtin vend, atëherë do të thotë se në shtëpi nuk ka njeri dhe këta persona tetojnë të hyjnë. Forma më klasike për të vjedhur banesat është ajo e thyerjes së bravës, ose hapjes së saj me mjete të posaçme.

Për këtë arsye Policia u bën apel qytetarëve që të kenë kujdes për të siguruar dyert me brava të reja që grabitësit e kanë të vështirë t'i thyejnë. Nga 20 vjedhjet që ndodhin çdo ditë, sipas statsitikave të policisë, 5 janë me thyerje të bravës, ndërkohë që 5 të tjera me thyerjes së xhamit të drittares, që më pas u mundëson hyrjne në banesë grabitësve.

Komunikim me komshijtë dhe administratorët e pallateve është këshilla më e shpeshtë që jep Policia për të shmangur vjedhjen e banesës. Ndërkohë vetë Uniformat blu kanë ngritur njësi të posaçme në zonat ku ka më shumë vjedhje, sidomos në qytetet turistike për të zbarhdur rastet e grabitjeve.

Share This Video


Download

  
Report form