Report TV - Detajet/Vetëvritet gruaja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda Dritan Hallunaj

Report TV 2018-08-02

Views 9

TIRANË- Bashkëshortja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj, Enkelejda Hallunaj me profesion stomatologe është vetëvrarë duke u hedhur nga një pallat në rrugën ? Vaso Pasha" në kryeqytet. Burime policore i thanë gazetarit të Report TV se ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:16, ndërkohë që sinjalizimet e para për ngjarjen u dhanë rreth orës 13 e 40.

Ngjarja ndodhi një ditë pasi bashkëshorti i saj kaloi testin e vështirë të Vettingut.

Burime për Report Tv bënë me dije se 37-vjeçarja Enkelejda Hallunaj, nënë edhe e një vajzë 11-vjeçe, prej disa vitesh kurohej për shqetësimet psikike që kishte shfaqur. Madje në momentin e ngjarjes ajo ka qenë në banesën e prindërve të saj e cila është një kat më poshtë banesës së çiftit Hallunaj. Nga ky ballkon Enkelejda Hallunaj është hedhur duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Pranë trupit të pajetë në rrugë, asaj i janë konstatuar në duar edhe disa ilaçe që duhet t'i pinte. Gjyqtari Hallunaj për ngjarjen është njoftuar nga të afërm të tij pasi ndodhej pranë familjes së prindërve në qytetin e Shkodrës.Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 02.08.2018, rreth orës 13:16, në rrugën ?Pashko Vasa?, dyshohet të jetë hedhur nga ballkoni i pallatit, shtetasja E. H., rreth 37 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS