Report TV - ONM e ‘gozhdoi’ me pyetje, gjyqtari i administratives Artur Malaj kalon Vettingun

Report TV 2018-08-03

Views 0

Pas seancës dëgjimore të zhvilluar disa ditë më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës, Artur Malaj.

Në seancën dëgjimore të Malaj, spikati ndërhyrja e përfaqësuesit të ONM-së, i cili e pyeti disa herë për mënyrën sesi gjyqtari kishte firmosur një kontratë për shtëpi, kishte marrë një kredi edhe më pas nuk e kishte blerë kurrë. Replikat vijuan nga të dyja palët si rrallë herë.

Ashtu si në seancën dëgjimore, edhe në dhënien e vendimit, Malaj ka qënë vetë i pranishëm. 

Sipas raportit të ILDKPI, Malaj ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe nuk ka fshehur atë, raport të cilin e ka mbështetur edhe KPK pas hetimeve të thelluara. Por nga ana e DSIK, gjyqtari Artur Malaj ka rezultuar i papërshtatshëm për të qenë gjyqtar dhe për të vijuar detyrën e tij.

Tiranë- Pas konfirmimit në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës, Artur Malaj ka folur me gazetarët pas vendimin.

Para kamerave Malaj është shprehur se falënderon KPK-në për rikonfirmimin dhe se tani mund të vazhdojë i qetë garën për kreun e ILD-së.

Share This Video


Download

  
Report form