Prokurori Dollapaj i pastër, rikonfirmohet në detyre gjykatësi Malaj - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-08-03

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokurori i Apelit të Shkodrës Arben Dollapaj, me shumë gjasa do të kalojë me sukses procesin e vetingut. Në seancën dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar gjetjet e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Konstrollit të Pasurive, sipas të cilit Dollapaj ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe justifikon të ardhurat.



Hetimi administrative tregoi se prokurori i Shkodrës zotëron apartament në Tropojë, shtëpi banimi Selitë të Vogël në Tiranë, shtëpi në ndërtim e sipër në Valbonë dhe dy llogari bankare. Sipas gjetjeve të hetimit Dollapaj ka edhe një kredi prej 5 milion lekësh.



Apartamentin në Tiranë rezulton se e ka blerë nga kursimet familjare dhe një borxh prej 25 mijë dollarës nga një i afërm. Komisioni i Vetingut theksoi se prokurori i Shkodrës, sipas të dhënave plotëson edhe dy kriteret e tjera, figurë morale të pastër dhe ai aftë profesionalisht.



Arben Dollapaj, i cili ka nisur karrierën në vitin 1993, është pjesë e listës prioritare të shqyrtmit nga Komisioni I Kualifikimit, për shkak të kandidimit për anëtar të Këshillin e Lartë të Prokurorisë.



Ndërkohë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të rikonfirmojë në detyrë gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë Artur Malaj, kandidat për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Share This Video


Download

  
Report form