Turizmi shqiptar po synohet të promovohet edhe nëpërmjet internetit. 1 mijë të rinjtë e projektit ?Smile Albania? nuk do të jenë vetëm informatorë të turistëve, por janë ftuar të bëhen pjesë e një konkursi për foton më të mirë që do të hedhin në rrjetet sociale.
?...ai i ri apo e re brenda projektit Smile që do të ofrojë një numër të konsiderueshëm fotosh, limiti është 1 mijë foto, me turistë të ndryshëm, të postuar me hashtagun ?Smile Albania? do të marrë një çmim nga mbështetësit e projektit ?Smile Albania? dhe po ashtu të ketë dy konkurse brenda këtij konkursi; i pari-?the best smile?- buzëqeshja më e mirë, e cila do t?i dedikohet atij të riu apo të reje brenda projektit që do të mbledhë mbi 1 mijë foto dhe do të zgjedhim buzëqeshjen më të mirë. Brenda rrjeteve sociale do të jetë konkursi i ri, ?The most liked photo? - fotoja më e pëlqyer, pra foto që do të marrë më shumë pëlqime (like) nga pjesëtarët e projektit ?Smile??, tha ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
Ministrat Klosi e Bushati e prezantuan projektin në Velipoje, një prej zonave turistike që po njeh gjithnjë e më shumë rritje të numrit të pushuesve, vendas e të huaj.