Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe pse jemi në pikun e sezonit turistik, administrata tatimore ka vijuar kontrollet në të gjithë bregdetin shqiptar.
Në total janë inspektuar 6 mijë e 227 subjekte që prej nisjes së aksionit nga të cilat rreth 40 % e tyre kanë rezultuar me shkelje. Efektet e këtyre shkeljeve vlerësohen rreth 90 mln lekë.
Kontrollet në subjekte kanë rritur ndjeshëm numrin e punonjësve të deklaruar të cilët deri më tani punonin në të zezë .Sipas drejtorisë së tatimeve edhe numri i punësimeve sezonale ka pësuar një rritje të ndjeshme dhe numërohen mbi 15 mijë punonjës në zonat bregdetare.
Ndërkohë gjatë javës së fundit kontrollet janë fokusuar në rajonin verior ku kanë konstatuar 375 subjekte me shkelje, me vlerë rreth 12.5 milionë lekë. Strukturat e Drejtorisë së Hetimit Tatimor Rajoni Verior kanë intensifikuar kontrollet në subjektet turistike që kryejnë aktivitet ekonomik në Velipojë, Shëngjin, Tale, Patok, Razëm, Valbonë ku janë bllokuar 6 subjekte midis të cilave hotele, resorte dhe restorante.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kontrollohen-mbi-6-mije-subjekte-ne-vend-shkeljet-90-mln-leke