Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka rekomanduar Komisionierëve Publikë për të ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.
Vendimi për rikonfirmimin në detyrë të Zaganjorit u mor më 24 korrik pas seancës dëgjimore nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Pasi të jenë njoftuar me shkrim nga Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisionerët Publikë do të shqyrtojnë kërkesën e OMN-së.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 30 ditë afat për t'ia njoftuar vendimin me shkrim Komisionerëve Publikë, vendim i cili nuk është njoftuar ende.
Komisionerët Publikë brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankimpranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/omn-rekomandon-ankimin-e-vendimit-te-klp-kreun-e-gjykates-se-larte