ELBASAN - Helmohen nga ushqimi në një dasmë, përfundojnë në spital 10 persona në Elbasan. Pacientët u paraqitën njëri-pas tjetrin në urgjencën e qendrës spitalore gjatë paradites së sotme. Ata kanë manifestuar të vjella, marrje mendësh, temperaturë dhe diare.
Sipas mjekëve gjendja është nën kontroll dhe jashtë rrezikut për jetën. Çështja po ndiqet edhe nga policia e Elbasanit megjithëse mungon një version zyrtar për ngjarjen. Grupi hetimor ka shkuar në lokalin ku është bërë dasma për të sekuestruar kampione nga ushqimi.