Tiranë- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kodër Kamëz ku një makinë e drejtuar nga një grua 38-vjeçare e identifikuar si Rozina Koleci ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një biçikletë dhe më pas tre këmbësorë, nënën me dy vajzat e saj. Si pasojë e goditjes çiklisti dhe njëra prej vajzave të mitura kanë humbur jetën.
Për ?Report Tv? ka folur edhe dëshmitari okular i ngjarjes gjithashtu i përfshirë në aksident është shprehur se ndjehet i tmerruar nga ato që ka parë.
Ne po vinim nga ura dhe pamë momentin kur makina i ra gruas me dy femijë. Biçikletën nuk e pashë. Në fakt makina nuk ishte me shpejtësi. U tmerruam me thënë të drejtën. Fëmija ishte i vdekur para makinës tonë. Ishin pamje të tmerrshme.