Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashia e Tiranës ka bërë të ditur nisjen e punimeve në një tjetër rrugë në zonën e Komunës së Parisit. Punimet do të realizojnë lehtësimin e qarkullimit në zonën e rrethrrotullimit të ri me Rr. ?Robert Zhvarc?.
Në qendër të investimeve do të jenë dhe korsitë e biçikletave dhe këmbësorëve
Erion Veliaj: ?Filluam me Unazën e Re, pra një aks nga Shkolla Teknologjike, Fabrika e Miellit dhe deri në Farkë, që sistemon të gjithë ata që janë tranzit nëpër këtë zonë. Më parë i gjithë ai trafik shkonte mes përmes Komunës së Parisit. Vazhduam pastaj me hapin e dytë, sistemimet nëpër lagje. Siç e dini, rrethrrotullimi i madh i Komunës së Parisit dhe rrugët me sens unik e kanë bërë një mini-unazë të gjithë këtë lagje, duke qetësuar trafikun midis autostradës dhe stadiumit ?Dinamo?. Ndërkohë, tani po hyjmë në nivel kapilar, në çdo lagje?
Kryebashkiaku theksoi se si në çdo investim tjetër, edhe ky segment do të pajiset me korsi të dedikuara për biçikletat.
Erion Veliaj: ?Ka qenë angazhimi ynë që investimet e reja, nga tani e tutje të jenë të pajisura me korsi të dedikuara për biçikletat. Kemi parë një rritje të jashtëzakonshme, shumë inkurajuese, të biçikletave në Tiranë, ndaj do të vazhdojmë me këtë frymë. Nëse trafiku përshtatet për biçikletat, do të kemi më shumë biçikleta. Nëse trafiku është vetëm për makinat, do të kemi më shumë makina. Pra, secili prej nesh merr trafikun për të cilin planifikon dhe për të cilin ndërton?
Veliaj ka nënvizuar se do të shfrytëzohet periudha e verës për të intensifikuar punimet
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tirane-nis-ndertimi-i-rruges-se-re-te-komuna-e-parisit