Ora News - PD akuzon: Veliaj vjedh 14 milionë euro me projektin e shkollave

Ora News Lajme 2018-08-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike ka akuzuar kryetarin e bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj për abuzimet me fondet e ndërtimt të shkollave.

Mateo Spaho ka theksuar se me interesat e paguara po favorizohen kompanitë në dëm të banorëve

Kryetari i Bashkisë ka propaganduar me të madhe ndërtimin e 17 shkollave të reja njëherazi, duke detyruar qytetarët e Tiranës të paguajnë rreth 80 milionë dollarë në 7 vite për disa ndërtesa që, në vend të simbolit të dijes dhe të së mirës, do të jenë simboli i korrupsionit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Si bëhet kjo vjedhje?

Shumica e familjeve në Tiranë ka marrë të pakten një herë kredi për shtëpi dhe gjithkush synon ta marrë me interesin më te ulët, mesatarja është tek 4%.

Por nuk ndodh kështu me Erion Veliajn.

Kryebashkiaku hajdut dhe zhurmëmadh i Tiranës paguan me taksat tona 6.3 % interes tek ata që do të ndërtojnë shkollat me 80 milionë euro.

Një kryebashkiak i ndershëm që nuk e ka mendjen të vjedhe dhe të kapë median si Erion Veliaj, do të kishte marrë kredi shtetërore me 3 % dhe, në vend te 17 shkollave, do të kishte ndërtuar 21 shkolla apo do të kishte kursyer 14 milionë euro.

Kush do t?i fitojë këto 14 milionë euro, kundër interesit të qytetarëve?

I pari që ka formosur kontratën me bashkinë e Tiranës është Gentian Sula!

Qytetarët e Tiranës duhet të dinë se ky është ndërtuesi i rezidencës luksoze të vilave në Kodrën e Diellit, ku jeton edhe kryebashkiaku hajdut Erion Veliaj.

Konflikti i interesit është i hapur, njësoj si vjedhja e 14 milionë euro me projektin e shkollave me PPP!
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pd-akuzon-veliaj-vjedh-14-milione-euro-me-projektin-e-shkollave

Share This Video


Download

  
Report form