Report TV Ekskluzive/ Zylfie Haklaj: Ja si Sali Berisha punoi kundër Kosovës

Report TV 2018-08-10

Views 10

Kosova është rikthyer edhe një herë tjetër në vëmendjen e opinionit publik pas deklarimit të presidentit Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh. Ky zhvillim ka bërë që Zylfie Haklaj motra e katër vëllezërve Haklaj të vrarë të risjellë në vëmendje të shqiptarëve rolin e tropojanëvë dhe të familjes Haklaj në luftën për liri të Kosovës.

Ekskluzivisht për ?Shqiptarja.com? Zylfie Haklaj rrëfen se çfarë ajo di për vrasjen e një njeriu të rëndësishëm për UÇK siç ishte Ilir Konushevci, Hero i Kosovës, i njohur me emrin ?Mërgimi?, si dhe për vrasjen e mjekut Hazir Malaj. Zylfie Haklaj ngre disa pikëpyetje për rolin e Sali Berishës gjatë luftës së Kosovës.

Ajo akuzon ish-presidentin e asaj kohe se ka punuar kundër luftës çlirimtare të kosovarëve. Gjithashtu Zylfie Haklaj jep arsyet se përse sipas saj u vra i vëllai Shkëlqim Haklaj.

Në këtë rrëfim të ri për "Shqiptarja.com" Zylfie Haklaj tregon një ngjarje që lidhet me Suedinë ku ajo jeton. Zylfia tregon se vetë Sali Berisha përmes njerëzve të tij njoftoi shtetin suedez se ajo kishte lidhje me një ?kriminel lufte? i cili ishte Ramush Haradinaj.

Haklajt, Berisha dhe Kosova

Në fillim të këtij rrëfimi të ri, Zylfie Haklaj thotë se ?në të gjitha kohërat, Shqipëria ka patur figura te ndritura, po ashtu edhe në demokraci, siç është Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe shumë figura të tjera të cilët ja rrisin nderin dhe vlerat kombit shqiptarë?.

Por fatkeqësisht pohon ajo, disa politikanë të vetëshpallur si personalitete kombëtare, siç është tradhtari i kombit Sali Berisha, janë krimi dhe turpi i kombit, i cili na quajti ne të lidhur me serbin dhe me Bin Laden, por koha e vërtetoi të kundërtën, se në të vërtetë është vetë Saliu vegël dhe shërbëtor i qarqeve më të rrezikshme e kriminale me përmasa botërore.

Share This Video


Download

  
Report form