Ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko ka deklaruar për Fox News se i është komunikuar nga zyrtarët amerikanë se duhet të rrisë masat e sigurisë pas kërcënimeve që ka marrë për jetën nga Irani. Ndërsa Majko është shprehur për Fox News se nuk ka frikë.
Mohammad Mohaddessin, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit është shprehur se nuk ka dyshim që komplotet vijnë nga udhëheqja e regjimit.
Komplotet e regjimit iranian në Shqipëri dhe në Paris ishin të ngjashme me sulmet që ISIS kreu me turmat e mëdha duke shkaktuar dëme në një numër të madh njerëzish. Këto komplote u miratuan nga Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i regjimit.
Mohammad Mohaddessin
Kërcënimet e supozuara terroriste bëhen vetëm për të rritur presionin ndaj BE-së për të braktisur kundërshtimet e saj ndaj sanksioneve dhe për të për të ushtruar presion mbi Iranin për të ndryshuar regjimin.
Sipas artikullit, Shqipëria është e rëndësishme sepse ishte vendi ku më shumë se 2.000 disidentë iranianë që i përkisnin Muxhahidit të Popullit të Iranit (MEK) u zhvendosën nga Iraku në 2016, ndërsa një zyrtar i lartë amerikan i antiterrorizmit i konfirmoi ?Fox News? se autoritetet shqiptare arrestuan dy iranianë për akuzat e terrorit në fillim të këtij viti.