Masakra ndaj fëmijëve në Jemen, OKB dënon sulmin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-08-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Ka shkuar në 50 numri i viktimave të sulmit terrorist ndaj një autobusi shkolle në Jemen, pjesa më e madhe e të cilëve ishin fëmijë dhe kujdestarë. 77 të tjerë kanë mbetur të plagosur, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Këto janë pamjet kur fëmijët e plagosur janë dërguar në spital pas sulmit.



Mediat shkruajnë se sulmi mund të jetë bërë nga koalicioni arab i udhëhequr. Por Arabia Saudite mbrojti sulmin ajror duke e quajtur nje ?operacion të ligjshëm ushtarak? dhe një hakmarrje ndaj një rakete balistike Houthi që vuri në shënjestër provincën Jizan ku një person humbi jetën.



Ndërkohe duke dënuar sulmin ndaj fëmijëve, sekretari i Përgjithshëm i Organizatës se Kombeve te Bashkuara Antonio Guterres, bëri thirrje për një hetim të pavarur e të shpejtë të ngjarjes tragjike.



Edhe Shtetet e Bashkuara u shprehën të shqetësuar per vrasjen e fëmijëve, ndërsa kërkuan nisjen e një hetimi per te zbuluar rrethanat e plot ate ngjarjes. Fëmijët do të shkonin në një kamp veror kur autobusi u godit nga një raketë.

Share This Video


Download

  
Report form