Ritvan Zykaj tani njihet si personi që kreu masakrën më të rëndë të ndodhur në dekadat e fundit. Familja e shuar prej dorës së 24-vjeçarit akuzonte të riun se kishte vjedhur pulat. Këtë ai e ka mohuar por banorët e zonës thonë se, 24-vjeçari njihej si vjedhës pulash.
Ai madje, ishte arrestuar disa herë pas denoncimeve të shumta se vidhte pulat e fshatit. Fqinjët e familjes së Ritvan Zykajt tregojnë se i riu rreth 8 vite më parë kishte pësuar djegie trupi. Ai jetonte me prindërit të vëllanë dhe të motrën. Gjatë ditës Ritvan Zykaj merrej me bagëti dhe kujdesej për ato. Gjatë orëve të fundit, ndërsa ishte në kërkim Ritvan Zykaj befasoi opinionin publik me postimet në profilin e tij në Facebook.
Qytetarë të ndryshëm reaguan ashpër në profilin e tij, duke thënë se autoritet duhet të japin dënim maksimal për makabritetin që i riu shkaktoi. Profili i tij i Facebook u mbyll në orët e para të ditës së sotme por ajo çfarë u vu re ishte se 24-vjeçari ishte mjaft aktiv në rrjetet socale. Ai postonte poezi të ndryshme, e dukej se ishte dhe ndjekës i aktualitetit politik në vend. 24 vjeçari njihej si person me çregullime psikike në zonë, por nuk ishte kuruar asnjëherë për problemet e tij.
Ai konsideroj si person problematic në zonë, lëvizte shpesh herë me armë dhe qëllonte shpesh herë duke përhapur panik te banorët e zonës. Jashtë kameras, të afërm të tij tregojnë edhe një episod që i ka ndryshuar jetën përgjithmon vrasësit të Selenicës.