Mes dhimbjes së pashoqë dhe lotëve u për" /> Mes dhimbjes së pashoqë dhe lotëve u për"/>

Ora News - Masakra në Vlorë, "Prehuni të qetë në botën tjetër sepse këtu s'gjetët paqe"

Ora News Lajme 2018-08-11

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mes dhimbjes së pashoqë dhe lotëve u përcollën mesditën e sotme, për në banesën e fundit 8 viktimat e masakrës së shkaktuar nga Ridvan Zykaj. Pasditen e 10 gushtit i armatosur me automatik 24 vjeçari shkoi në dy banesa dhe qëlloi me automatik duke vrarë pjesëtarët e dy familjeve të fisit Zykaj, jo shumë larg banesës së tij në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë.

Tetë varre të hapura në një vijë, gati për tetë arkivole: ai i Demirit, Peries, Besimit, Vasilikës, Azemit, Afërditës, Sarës 16 vjeçare dhe Ledionit vetëm 8 vjeç.

Fjalët janë të vështira në momente të tilla.

"Askund nuk është parë dhe dëgjuar një krim i tillë. Kjo është një gjëmë" thotë një familjar ndërsa ka një apel shoqërisë por dhe shtetit

"T'i qëndrojmë pranë të rinjve për të mos bërë veprime të tilla. Shteti ti gjejë vendin kriminelit."

"Kjo dhimbje është e madhe dhe shumëfishtë qoftë dhe për pamundësinë tonë për ta parandaluar. Çdo njeri duhet të jetë i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm për të mos cënuar lirinë e tjetrit, se në këtë mënyrë ka kërcënuar jetën e vet" thotë një përfaqësues i bashkisë Selenicë e cila ka marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve mortore, me vlerë 1.2 milionë lekë të reja.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sot-lamtumira-viktimave-te-masakres-ne-vlore-hapet-zia-ne-tre-shtepia

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS