Ora News - Ankimohet vendimi për gjyqtaren Alma Brati, KPK nuk kreu hetim të thelluar

Ora News Lajme 2018-08-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioneri Publik ankimon kundër vendimit të KPK për Alma Brati, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kandidate për anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ankimimi, kundër vendimit nr. 32, datë 5.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, është dorëzuar sot në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese

"Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk është i plotë. Për rrjedhojë, faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, referuar pikës 1, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, ?Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?."

Bazuar në përmbajtjen e pikës 3, të nenit F, të aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Komisioneri Publik nëpërmjet këtij ankimi kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që këto mangësi të hetimit administrativ të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të mund të riparohen nga Kolegji gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore." thuhet në njoftimin e Komisionierit Publik.


Gjyqtarja u rikonfirmua në detyrë edhe pse në pjesën e vlerësimit të aftësive profesionale Komisioni, pasi kishte administruar raportin e përgatitur nga Inspektorati i KLD-së5 , hetimit dhe vlerësimit të 5 denoncimeve nga publiku, kishet arritur në konkluzionin se subjekti i rivlerësimit kishte arritur një nivel minimal kualifikues për vlerësimin e aftësive profesionale

Pjese nga ankimimi per pasurine

Komisioneri Publik vlerëson se vendimi nr. 32, datë 5.7.2018, përmban mangësi në hetimin dhe kontrollin e kriterit të pasurisë. Arsyetimi dhe përfundimet e Komisionit, në vështrim të provave të administruara, nuk të krijon bindjen se subjekti i rivlerësimit ka arritur një nivel të besueshëm të vlerësimit të pasurisë, referuar kërkesave të nenit D të aneksit të Kushtetutës dhe ligjit nr. 84/2016.

-Në lidhje me burimin e krijimit të pasurisë, apartamentit në ****** Komisioni nuk ka hetuar dhe administruar asnjë provë mbi burimin dhe ligjshmërinë e huasë në shumën 25.000 euro dhe dhurimit të shumës 1.800.000 lekë, që ka shërbyer për shlyerjen e huasë.

-Në të dyja rastet, Komisioni është mjaftuar me gjendjen e faktit, pasja e llogarive bankare nga ana e personave të lidhur dhe deklaratat noteriale të dorëzuara nga subjekti gjatë hetimit administrativ.

- Për shumën totale 3.160.000 lekë, përfituar nga subjekti si e ardhur nën regjimin ushqimor, Komisioni nuk ka hetuar burimin dhe ligjshmërinë e tyre. Këto të ardhura deklarohen, por nuk ka asnjë dokument provues mbi vërtetësinë dhe ligjshmërinë e tyre, fakt ky i cili ndikon në analizën negative financiare mbi likuiditetet dhe pasuritë e subjektit të rivlerësimit.

-Subjekti i rivlerësimit prej deklarimit të parë të interesave ...

Share This Video


Download

  
Report form