Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka dalë sot para gjykatës Rudina Kishta gruaja 42 vjeçare e cila pasi i vuri flakën banesës së bashkëshortit tentoi të mbyste në lumë dy vajzat e saja të mitura binjake.
Ajo është përpjekur të mbulonte fytyrën me letër ndërkohë që pyetjes së gazetares së Ora News Inelda Vallja se pse tentoi të mbyste fëmijët i është përgjigjur shkurt: "Fëmijët e mi ishin!"
Gjyqtari i gjykatës së Fierit që do vlerësojë masën e sigurisë është Tauland Banushi ndërsa prokuror Genc Manaj.
Doja ti hiqja qafe vajzat
Gruaja u arrestua dy ditë më parë. Duket se mes saj dhe bashkëshortit Ardian Gjikës ka pasur konflikte të vazhdueshme. Nga burime policore është mësuar se çifti në fjalë kishin pasur shpesh debate me njëri-tjetrin për shkak se shtetasi Ardian Gjika konsumonte alkool në mënyrë të vazhdueshme. Kjo ka bërë që 42 vjeçarja të largohej shpesh herë nga banesa. Edhe bashkëjetuesi i saj e konfirmoi mbrëmjen e shkuar se ajo ishte larguar prej 6 muajsh nga banesa.
Në dëshminë e saj mësohet se 42 vjecarja Rudina Kishta të ketë thënë se banesën e dogji për shkak se i shoqi i kishte premtuar që pasditen e 13 korrikut do ta kthente në banesën e prindërve të saj.
Duke pritur me orë të tëra kthimin e tij në shtëpi, bashkëjetuesi nuk është kthyer, në këto kushte e ndjerë e zhgënjyer, 42 vjeçarja i ka vënë flakën banesës. Rudina Kishta e ka dhënë dëshminë e saj nën një ngarkesë të rëndë psikologjike për shkak të dy vajzave të saj të mitura e ndërsa ka shtuar se vajzat kërkonte t'i hiqte qafe që të mos vuanin.
Ndërkohe nga banorë të zonës mësohet se 47 vjeçari Ardian Gjika qëndronte shpesh herë i alkoolizuar, e madje edhe të atin e tij Trifon Gjika e kishte detyruar të largohej para disa kohësh nga banesa ky jetonin cifti në fjalë. Banesa e djegur është ndërtuar nga babai dhe është në pronësi të Trifon Gjikës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ishin-femijet-e-mi-gruaja-qe-tentoi-te-mbyste-vajzat-binjake-del-para-gjykates