Ora News - Përfundon ndërtimi i Rrugës “Faik Konica”, do shërbejë si pedonale dhe për panaire

Ora News Lajme 2018-08-16

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka inspektuar punimet e rrugës "Faik Konica" që lidh stadiumin ?Qemal Stafa? me Fakultetin e Gjeologjisë.

Ky segment është kthyer në një nga rrugët më të bukura të Tiranës, e cila shërben edhe si pedonale.

Veliaj tha se se falë vizionit dhe këmbënguljes, sot Tirana ka një nga rrugët më të bukura, e shtruar me kalldrëm dhe kalldrëm . Ai falenderoi edhe qytetarët që bashkëpunuan dhe mundësuan që ky investim të bëhej sipas të gjitha standardeve.

Veliaj: Për të gjithë ata që duan të shohin vizionin se si e planifikojmë Tiranën, një rrugë e tillë e cila mund të kthehet dhe të konvertohet edhe në hapësirë pedonale me piston për të pasur një panair ushqimor, një treg fshatar, gjatë fundjavave, pra për t?i pasur rrugët shumëpërdorimshe, jo vetëm si pista për të xhiruar gomat, por edhe si hapësira ku komuniteti mund të mblidhet dhe nga rrugë mund të rikthehet në piacë, në një piacë lineare, ku njerëzit kalojnë kohën e tyre të lirë. Jam shumë i lumtur që ky projekt pilot i shtrimit të rrugëve me kalldrëm, ku për herë të parë kemi bordura mermeri, ku kemi investuar nga e para të gjitha rrjetet bashkëkohore, duke nisur nga fibrat optike dhe deri tek kanalizimet, besoj që e ka ngritur standardin e punëve publike në qytetin e Tiranës dhe nga përshtypjet që morëm nga banorët duket tamam si jashtë shteti.

Ai u shpreh se ndërtimi i kësaj rruge tregon edhe një herë se sa herë që bashkia ndërhyn për të investuar, sjell ndryshim për të gjithë komunitetin. ?

Veliaj: Kjo është një rrugë e cila, jo shumë e gjatë në distancë, por sigurisht shumë e gjatë në luftën dhe betejën për të ndryshuar mentalitetin. Në këtë rrugë i kemi parë të gjitha, nga grupet ?mos ma prek parkun, teatrin, rrugën, mos ma prek këtë apo atë?, sepse me sa duket për disa njerëz, të jetuarit në mizerie është stil jete, ndërkohë aspirata e qytetit është të dalim nga mizeria, të jetojmë më mirë dhe gjërat bëhen më mirë jo kur nuk i prek, por kur i prek; ndaj vumë dorë në këtë rrugë që besoj është një ndër rrugët më bukura të Tiranës.

Kryebashkiaku theksoi se rruga e re krijon mundësinë që përmes sistemit të pistonave të mund të kthehet në një hapësirë vetëm për këmbësorët, që mund të shërbejë edhe si vend për panaire të ndryshme.

Veliaj tha se rruga "Faik Konica" është e para e një pakete rrugësh që do të ndërtohen me kalldrëm, që do t?i kushtohen më shumë qytetarëve dhe më pak makinave.
Për më shumë lexoni në
http://www.oranews.tv/article/perfundon-ndertimi-i-rruges-faik-konica-do-sherbeje-si-pedonale-dhe-panaire

Share This Video


Download

  
Report form