Ora News - Peshkatari tregon si shpëtoi nga duart e nënës binjaket që po i mbyste në lumë

Ora News Lajme 2018-08-16

Views 10

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një peshkatar amator në Fier, tregon momentin kur shpëtoi nga mbytja në lumin Seman, dy vajzat binjake të shtetases Rudina Kishta, 42 vjeçe. Ardimir Murataj thotë se është zhytur me not duke nxjerrë njërën prej vajzave nga uji duke i dhënë frymëmarrje artificiale. Ai thotë se gruaja ka tentuar t'i mbysë më pas me thonj vajzat e saj.

Murataj: Isha këtu dhe matanë ishte një burrë. Vjen një grua me dy kalamaj. Duke kaluar u hodh direkt në lumë. Një gocë e kishte në krah dhe një tjetër e kapi për flokësh. Në momentin që i kam parë, kam hequr telefonin nga xhepi dhe u zhyta me kokë pasi thellësia është rreth 3 metra. I kam hequr një gocë nga ujë dhe tjetrën e kishte zhytur në ujë. I kam bërë frymëmarrje artificiale dhe e shpëtova. Një person tjetër e ka nxjerrë gruan. Pasi doli deshi t'i mbyste me thonj. Policia ka ardhur shpejt dhe gruaja deshi të mbyste fëmijët nën sytë e policisë. Deshi të mbyste edhe veten. Ajo thoshte se janë fëmijët e mi. Ato thoshin duam mamin. As vetë nuk e mora vesh se çfarë po ndodhte. I shokuar kur pashë dy engjëj duke i mbytur. Unë vet vij këtu për të peshkuar.

Gruaja është arrestuar nga policia dhe një ditë më parë ka dalë para gjykatës

Mbrëmjen e 13 gushtit, ajo i vuri zjarrin shtëpisë së bashkëjetuesit të saj.

Fier, nëna tregon pse do mbyste vajzat binjake: S'doja të vuanin më

"Ishin fëmijët e mi!" Gruaja që tentoi të mbyste vajzat binjake del para gjykatës

Fier: Nëna tenton të mbysë vajzat e mitura binjake në lum, djeg dhe banesën e burrit
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/peshkatari-tregon-si-shpetoi-nga-mbytja-binjaket-6-vjecare-dhe-nenen-e-tyre

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS