Ora News - Kredia e butë, qytetarët: Na vonoi nxjerrja e dokumentave online

Ora News Lajme 2018-08-17

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shpresa (shiko videon) ka pritur ditën e fundit për të dorëzuar dokumentacionin përkatës për përfitimin e kredisë së butë.

Shtëpinë e saj e humbi në firmat piramidale në vitin 1996 dhe prej asaj kohe jeton me qira.

Për të si edhe për mbi 2 mijë aplikantët e tjerë, 17 gushti shënoi afatin e fundit të dokumentave si dhe përmbylljen e fazës së dytë.

Por Shpresa ashtu si dhe shumë qytetarë u paraqitën në këtë datë para zyrave të Bashkisë pasi sipas tyre kanë ndeshur vështirësi në grumbullimin e dokumenteve, e sidomos në ato që duhet ti nxirrnin online nga portali e-albania.
Shpresa: Deri tani këtu më ka ardhur, tek Tatimet. Futu online thonë ata. Kam aplikuar, duan 24 orë. Kam ardhur tre herë këtu në rradhë. Radhën e parë dola mirë, tani do plas këtu për Zotin.

Qytetari: Hasëm vështirësi tek portali e-albania me hapjen e adresës së emailit. Nëna ime 80 e ca vjeç, duhej me i hap adresë emaili dhe numë telefoni.

Qytetari: Shkarkimet online, me hap adresa. I shkarkuam përfundimisht por kishim vështirësi.

Nga 2 mijë e 500 aplikantë, që rezultuan fitues në fazën e parë, vetëm 500 do të përfitojnë nga programi social i Bashkisë së Tiranës ?Subvencionimi i interesave të kredisë?, e megjithatë, ata shprehen optimist dhe e shohin kredinë e butë të vetmen alternativë për të pasur një strehë të tyren.
Shpresa: Kemi leverdi se atje paguaj të gjithë atë qira unë.Këtu thonë se kemi leverdi se është kredi e butë.

Qytetari: Me këto paga që janë këtu më mirë me kredi sesa paguan qiranë.Paguan kredinë dhe e di se paguan shtëpinë tënde.
Faza e tretë do të jetë ajo e verifikimit të të gjithë dokumentacionit të dorëzuar nga qytetarët, më pas lista përfundimtare me emrat e fituesve kalon për miratim në Këshillin Bashkiak.

Pas kësaj faze 500 personat që do të përfitojnë nga ky program social do të vijojnë procedurat me bankën.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kredia-e-bute-qytetaret-na-vonoi-nxjerrja-e-dokumentave-online

Share This Video


Download

  
Report form