Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka startuar mes tensioneve edicioni i 80-të i Superligës Shqiptare.
Në nisje të sezonit Skënderbeu mboshti me rezultatin minimal 1-0 Partizanin, ndërsa ndeshja u shoqërua me tensione mes tifozëve.
Penalltia e Muzakës në minutën e fundit i dha fitoren kampionëve në fuqi.
Siç raporton gazetarja e Ora News Ledjona Dervishaj, tifozëria guerrilase e Partizanit ka shkaktuar trazira gjatë ndeshjes, duke qëlluar me gurë dhe sende të tjera të forta tifozët korçarë.
Forca të shumta policia ndërhynë për të ndarë tifozët, ndërsa ndeshja u ndërpre në minutën e 72, për të rifilluar pak minuta më vonë.
Siç duket edhe nga pamjet, tifozët kanë hyrë në fushën e blertë duke shkaktuar kaos.
Policia shoqëroi në komisariat disa tifozë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kaos-ne-ndeshjen-skenderbeu-partizani-perleshen-tifozet