http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti Vladimir Putin viziton Gjermaninë për herë të parë që kur Moska aneksoi gadishullin e Krimesë katër vjet më parë. Ai do të takohet me kancelaren Angela Merkel në samitin dypalësh, takim I cili do t?u japë mundësinë liderëve për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve.
Mësohet se në axhendën e diskutimeve do të jenë konflikti i Ukrainës, tubacioni I gazit natyror ?Nord Stream 2? dhe Siria, por edhe tarifat e Uashingtonit për aluminin dhe çelikun ndaj Bashkimit Europian, dhe sanksionet amerikane kundër Rusisë.
Zëdhënësi i presidentit rus Dmitri Peskov, tha për gazetarët do të diskutohet për zbatimin e projekteve të përbashkëta.
Kancelaria gjermane Angela Merkel e presidenti rus, u takuan për herë të fundit në qytetin jugor të Soçit, 4 muaj më parë, ku diskutuan rreth krizës në Ukrainë
Një ditë më parë Merkel paralajmëroi se nuk pret rezultate konkrete nga takimi me Putin në pallatin e qeverisë, por shtoi se të dy vendet duhet të mbeten në ?dialog të përhershëm? për listën e gjatë të problemeve me të cilat përballen.
Putin do të mbërrijë në Gjermani pas një ndalese në Austri.