Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një stuhi e fortë breshëri ka shkaktuar miliona lekë dëme në fshatrat e njësisë administrative Allkaj në Lushnje. Stuhia që zgjati afro 30 minuta, rrafshoi me dhjetra hektarë vreshtari.
" Breshëri ka zgjatur 20 minuta". Është dashur kaq pak kohë që stuhia e breshërit, mbrëmjen e së premtes, të hedh në tokë gjithë prodhimin dhe mundin e banorëve të fshatit Toshkë në Lushnje.
Dëmet në vreshta nuk mund të llogariten ende por ashtu sic shihet edhe nga pamjet forca e stuhisë ka qënë e madhe duke rrëzuar edhe shtyllat prej betoni të vreshtave.
Tek ky prodhim, fermerët thonë se kanë investuar kohë dhe lekë dhe aty mbanin shpresë se do të fitonin edhe ca të ardhura me teper.
Një ditë pas reshjeve ata kanë nxituar në arë për të shpëtuar çfarë munden.
Fermeri: Unë kam një ha vreshtë, shpenzimet gjatë këtij viti shkojnë rreth 7 milionë lekë, helmet, plehrat. Çdo gjë iku për 20-25 minuta.
Fermeri: 4 dynym vreshtë, kam bërë 15 spërkatje. Një spërkatje më shkonte 70 mijë lekë+ mjeti, më shkon 100 mijë lekë një spërkatje.
Fermerja: 14 dynym rrush, kam punuar dhe luftuar gjithë beharin me helme, me punë. Na e mori për tre ditë.
Më të vjetrit thonë se nuk kanë parë prej vitesh një stuhi të tillë.
I moshuari: Aq tufan i madh sa nuk kishte nga të shkonte më. Unë jam 80 vjeç, nuk kam parë si sivjet kurrë në jetën time. Aq breshër i madh sa të kishte zënë në rrugë menjëherë vdisje.
Përveç vreshtave me rrush, breshëri ka dëmtuar me dhjetra hektarë pemtari e misër, ndërsa fermerët apelojnë shtetin që ti ndihmojë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bresheri-shkaterron-vreshtat-ne-lushnje-mundi-i-nje-viti-na-iku-ne-20-minuta