Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në hyrje të qytetit të Tepelenës.
Dy automjete, një mjet tip ?Benz? dhe një mjet tip ?Audi?, u përplasën me njëra-tjetrën dhe si pasojë humbi jetën njëri prej drejtyuesve të mjeteve gjatë rrugës për në spital. Behar Malkaj, drejtuesi i makinës tip "Benz", humbi jetën. Nuk dihen ende detaje për moshën e tij.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Malkaj po udhëtonte i vetëm në makinë. Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështia në rrugë.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.